Autostrada 200 milionëshe Shkup-Bllacë, Basha i gëzohet nënshkrimit, uron që RMV t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë.

Ai e ka cilësuar si lajm të mirë nënshkrimin e kësaj kontrate, duke thënë se, ky projekt ka rëndësi të veçantë për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

‘’ Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon’’, thuhet në njoftim.

Postimi:


Mirëpresim nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë 🚧

Nënshkrimi i kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë është lajm i mirë, sepse ky projekt ka rëndësi të veçantë për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon.

Realizimi i këtij investimi do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave, do të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim, investime dhe integrim rajonal.

Uroj që punimet të zhvillohen sipas planit dhe projekti të përfundojë brenda afateve të parapara, në mënyrë që qytetarët e të dy vendeve tona të përfitojnë nga kjo lidhje moderne.

Infrastruktura nuk njeh kufij, andaj çdo investim që rrit ndërlidhjen rajonale, i afron qytetarët, fuqizon ekonomitë tona dhe kontribuon për një rajon më të zhvilluar e më të integruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit