Këto 10 fshatra të Vushtrrisë nesër do të mbesin pa rrymë për 5 orë e 30 minuta

KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në rrjet.

Sipas njoftimit, nga Nënstacioni 110/10 kV Vushtrria 2, në Daljen 10 kV J06 Novolani, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 15:30.

Ndërprerja do të prekë fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja është e nevojshme për realizimin e mirëmbajtjes preventive, eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe për pastrimin e trasesë së rrjetit elektrik.

Kompania u bën thirrje banorëve të këtyre zonave të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e ndërprerjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit