Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi

vokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, duke deklaruar se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me veprën penale për të cilën dyshohet nga autoritetet serbe.

Koci tha se Selmani është 74-vjeçar nga Sofalia dhe se është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.


Ai shtoi se ka informacione se cila janë dyshimet ndaj tij, por tani s’mundet të japë detaje.

“Osman Selmani është 74-vjeçar i Sofalisë, është një burrë shumë i mirë, patriot. Por për çka e kanë arrestuar, lidhje nuk ka. Për momentin s’mundem me dhënë shumë informata, por është pjesë e arrestimeve që kanë filluar shumë më herët. Lajmi sot ka dalë, ai është arrestuar parmbrëmë në kufi mes Kosovës dhe Serbisë. Kam informacione se cilat janë dyshimet ndaj tij. Jam në kontakt me familjarët e tij. Nuk ka asnjë fije dyshimi për veprën për të cilën dyshohet ai në Serbi. S’ka lidhje me ato akuza”, deklaroi Koci.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar Selmanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ai u arrestua më 1 korrik në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit