Një postim i këngëtares suedeze Zara Larsson ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, sidomos te fansat shqiptarë, pasi ajo është shfaqur e veshur me një xhup me pellush rozë, stil që menjëherë është lidhur me Era Istrefin dhe hitin e saj “Bon Bon”.
Vëmendjen e ka shtuar edhe fakti se Zara Larsson ka shoqëruar postimin me këngën “Bon Bon”, duke lënë të kuptohet se referenca nuk është rastësore.
Ky kombinim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat e kanë parë si një lloj vlerësimi për këngëtaren shqiptare dhe për suksesin ndërkombëtar të hitit.









