Këshilltari i Vitisë reagon ndaj Gani Kocit: Mbështetja iu miratua për dy ditë, nuk i dorëzoi dokumentet

Këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Durim Elshani ka reaguar pas deklaratës së bërë mbrëmë nga ish-deputeti dhe ish-komandanti i UÇK-së për Moral në Zonën Operative të Drenicës, Gani Koci, tha se prej dy vitesh po përballet me kancerin dhe se deri më tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga Qeveria apo nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Përmes një postimi të publikuar nga Elshani, thuhet se pretendimi i Kocit se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet nuk është i vërtetë.

Aty thuhet se Koci ka aplikuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor më 13 maj 2026. Vetëm dy ditë më vonë, Bordi ka shqyrtuar kërkesën dhe ka marrë vendim për mbështetje financiare për trajtimin e tij në Kroaci, sipas përzgjedhjes së vet.

Mes tjerash bëhet e ditur se vendimi është tërhequr nga familjarët e Kocit më 18 maj 2026, ndërsa Fondi është ende në pritje të raportit mjekësor dhe faturës përfundimtare të trajtimit, dokumente që, sipas institucionit, ende nuk janë dorëzuar


“Pretendimi se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet nuk është i vërtetë. Vendimi për mbështetje financiare është bërë për dy ditë. Siç mund ta shihni, më shumë kohë ka kaluar për tërheqjen e vendimit nga z. Koci, sesa për miratimin e mbështetjes nga institucioni”, thuhet në reagim.

Në të njëjtin emision, përveç Kocit, edhe veterani i luftës Xhevdet Qeriqi foli për vështirësitë shëndetësore me të cilat përballet si pasojë e plagëve të luftës dhe nevojën për sigurimin e një proteze.

Reagimi i plotë:

REAGIM
Lidhur me deklaratën e dhënë mbrëmë te gazetari Kushtrim B. Sadiku nga z. Gani Koci se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet për trajtimin e tij, sqarojmë se:
Z. Gani Koci ka aplikuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor më 13 maj. Pas dy dite Bordi e ka shqyrtuar kërkesën dhe ka marrë vendim për mbështetje financiare për trajtimin e z. Koci në Kroaci, sipas përzgjedhjes së tij. Vendimi është tërhequr nga familjarët e z. Koci tri ditë më vonë, më 18 maj 2026.
Fondi është në pritje të raportit mjekësor dhe faturës përfundimtare të trajtimit, dokumente të cilat z. Koci ende nuk i ka dorëzuar.
Pretendimi se nuk ka pasur mbështetje nga institucionet nuk është i vërtetë. Vendimi për mbështetje financiare është bërë për dy ditë. Siç mund ta shihni, më shumë kohë ka kaluar për tërheqjen e vendimit nga z. Koci, sesa për miratimin e mbështetjes nga institucioni.
Z. Kocit i urojmë shërim të shpejtë!
E theksojmë se Institucioni ynë e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë ndjeshmërinë e veçantë ndaj kërkesave të qytetarëve që kanë dhënë kontribut për lirinë e vendit

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit