Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës për ditën e sotme, 3 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, çmimet tavan të caktuara për produktet e naftës janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.40 euro për litër;

Benzina: 1.35 euro për litër;

Gasi: 0.66 euro për litër.

Këto çmime maksimale hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të vlefshme për 24 orë.


MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi apo tejkalim të këtyre çmimeve nga ana e operatorëve ekonomikë. Ankesat e konsumatorëve mund të adresohen përmes postës elektronike në [email protected] ose përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11000.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit