Një histori suksesi dhe humanizmi: Dr. Rauf Ibishi fiton titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë Dentare në universitetin prestigjioz FAU Erlangen-Nürnberg të Gjetmanisë

Nga një rrugëtim i nisur në trojet shqiptare deri te arritjet akademike në Gjermani, Dr. Rauf Ibishi sot përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm të suksesit, përkushtimit dhe humanizmit shqiptar në diasporë, shkruan GazetaKosova.net

I lindur në fshatin Sallarevë dhe i rritur me vlerat e punës, dijes dhe përkushtimit, Dr. Rauf Ibishi arsimin e mesëm e përfundoi në Tetovë, ndërsa studimet e Stomatologjisë i kreu me sukses në Universitetin Julius-Maximilians të Würzburgut në Gjermani, ku u diplomua në vitin 2001.

Pas më shumë se dy dekadash pune profesionale në Nürnberg, ai arriti një tjetër kulm të rëndësishëm në karrierën e tij akademike dhe shkencore. Më 11 qershor 2026, Dr. Rauf Ibishi mbrojti me sukses doktoraturën në Universitetin Friedrich-Alexander Erlangen-Nürnberg (FAU), një ndër universitetet më prestigjioze të Gjermanisë dhe Evropës, duke fituar titullin akademik Doktor i Shkencave të Mjekësisë Dentare (Dr. med. dent.).

Ky sukses nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një krenari për shqiptarët në diasporë. Përmes punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit, Dr. Ibishi ka ndërtuar një emër të respektuar në Gjermani, duke drejtuar sot një ordinancë moderne stomatologjike në Nürnberg me 14 punëtorë dhe mijëra pacientë.

Përveç suksesit profesional, Dr. Rauf Ibishi njihet edhe për humanizmin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm kombëtar, shkruan GazetaKosova.net

Ai ka ndihmuar vazhdimisht shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe viset e tjera shqiptare, duke qenë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Po ashtu, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në afrimin dhe bashkimin e diasporës shqiptare në Nürnberg, duke kontribuar në ruajtjen e frymës kombëtare, kulturës dhe solidaritetit shqiptar.

Vlerat njerëzore, profesionalizmi dhe aktiviteti i tij i pandalshëm në shërbim të komunitetit e bëjnë Dr. Rauf Ibishin një figurë të respektuar dhe frymëzuese për brezat e rinj shqiptarë.

Historia e tij dëshmon se me dije, punë të ndershme dhe këmbëngulje, shqiptarët mund të arrijnë sukses edhe në institucionet më prestigjioze të botës, duke krijuar një imazh dinjitoz dhe pozitiv për kombin shqiptar në diasporë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit