spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

‘Në një shtet normal ministri do të jepte dorëheqje morale ose të shkarkohej’: Miftaraj reagon për mosekzekutimin e pagave

Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me mosprocedimin e pagave në sektorin publik duke thënë se në një shtet normal “do të pasonte me dorëheqje morale ministri…ose të shkarkohej nga kryeminstri”.

Postimi i plotë:

Mos procesimi i pagave në sektorin publik për shkak të neglizhencës, keqplanifikimit ose mos ushtrimit të pëgjegjësive sipas ligjit, në një shtet normal do të pasonte me dorëheqje morale të Ministrit.

Në një shtet normal që udhehiqet nga parimet minimale të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, nëse ministri nuk ofron dorëheqje, shkarkohet nga Kryeministri.

Fatkeqësia është se e njejta ministri dhe i njejti minister i përkrahur nga Kryeministri Kurti dhe qeveria në pushtet e ka shëndrruar në praktikë refuzimin e zbatimit të ligjeve që lidhen me të drejtat e pensionistëve, pensioneve bazë dhe pensioneve të fituara me ligje tjera.

Sigurisht, kur Prokuroria ska guxim as profesional e as interes me i mbrojte te drejtat e qytetareve, vinë pah ministra të tillë që dalin mbi ligjin dhe dhunojnë të drejtat e qytetareve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit