Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës.
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Rasti e ka konfirmuar komandanti i policisë në këtë komunë, Safet Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se momentalisht trupi i të ndjerit gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht.








