Ish-Presidenti Pacolli: Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga populli do t’i jepte fund bllokadave politike

Ish-Presidenti Behgjet Pacolli thotë se zgjedhja e Presidentit nga qytetarët do të rriste legjitimitetin demokratik dhe do të shmangte krizat institucionale, por duhet shoqëruar me ndryshime kushtetuese.

Ai shprehet i bindur se zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët do t’i jepte këtij institucioni legjitimitet më të fuqishëm demokratik dhe do të shmangte ngërçet politike, duke theksuar njëkohësisht se një reformë e tillë duhet të shoqërohet edhe me rishikimin e kompetencave kushtetuese për të ruajtur balancën ndërmjet institucioneve të shtetit.


“Sot, pas kaq vitesh, krizat e përsëritura rreth zgjedhjes së Presidentit dëshmojnë se ai ishte një reformim i domosdoshëm, i cili nuk duhej të ishte shtyrë.Sot po i shohim pasojat e atij mosveprimi. Krizat e përsëritura institucionale dhe vështirësitë në zgjedhjen e Presidentit tregojnë se sistemi ka nevojë për një reflektim serioz. Unë vazhdoj të besoj se zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga qytetarët do t’i jepte këtij institucioni një legjitimitet të fuqishëm demokratik dhe do të shmangte bllokadat politike. Natyrisht, një ndryshim i tillë duhet të shoqërohet me një rishikim të kujdesshëm të kompetencave kushtetuese, në mënyrë që të ruhet ekuilibri ndërmjet institucioneve të shtetit“, tha ai.

Ish-Presidenti Pacolli thekson se Presidenti nuk duhet të jetë figurë përplasjeje politike, por personalitet unifikues për gjithë shoqërinë.

“Nuk do të doja të përmendja emra. Mendoj se Kosova ka personalitete të respektuara, si në politikë ashtu edhe jashtë saj. Më e rëndësishmja është që Presidenti të jetë figurë unifikuese, me integritet moral, përvojë shtetformuese, kredibilitet ndërkombëtar dhe aftësi për të bashkuar qytetarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike”, tha Pacolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit