Ka vdekur një ndër doktorët e parë të shkencave në Kosovë, Jashar Kabashi. Për vdekjen e tij ka njoftuar nipi i tij, Festim Kabashi.
“Ishte ndër doktorët e parë të shkencave në Kosovë, një intelektual që ia kushtoi jetën dijes, arsimit dhe shoqërisë, por mbi të gjitha mbeti një njeri i thjeshtë, i drejtë dhe gjithmonë shumë i dashur me njerëzit. Jeta e tij është dëshmi se edhe nga bjeshkët e largëta siç ka qenë Kabashi, me punë, këmbëngulje dhe besim, mund të arrihen majat më të larta”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kabashit.








