Gucati: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë tash e 6 vjet

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është zgjatur më shumë se që është dashur dhe se, sipas tij, faktet dhe argumentet gjatë gjithë kohës kanë qenë në anën e të akuzuarve.

Gucati ka thënë se mbajtja e tyre në paraburgim për afro gjashtë vjet është e padrejtë dhe ka shprehur bindjen se gjykata duhet të japë një vendim lirues.

“Është zgjatur e stërzgjatur procesi në Hagë. Duke i ditur faktet dhe argumentet që gjithmonë kanë qenë në anën e krerëve, afër gjashtë vite mbahen padrejtësisht krerët e UÇK-së në Hagë. Ne e dimë se çfarë kontributi kanë dhënë ata për vendin dhe popullin tonë. Besojmë dhe shpresojmë fuqishëm që ata do të kthehen në gjirin familjar dhe në rrethin ku jetojnë dhe veprojnë, sepse ata luftuan për këtë popull”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka shtuar se pritjet e veteranëve dhe bashkëluftëtarëve janë që procesi të përfundojë sa më shpejt dhe ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë.

“Shpresa jonë është që drejtësia të vihet në vend dhe ky proces të marrë fund sa më parë. Familjet e tyre, bashkëluftëtarët dhe qytetarët kanë pritur gjatë për këtë moment. Ne besojmë se ata do të lirohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre”, është shprehur ai.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari,në një prononcim për ka deklaruar se me afrimin e përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë, pritjet e familjeve të dëshmorëve dhe të ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë që ish-krerët e saj të shpallen të pafajshëm. Sipas tij, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër, ndërsa çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe bie ndesh me sakrificën e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit