Basha: Mbi 3.6 milionë euro investime për asfaltimin e 19.1 kilometrave në aksin Livadhet e Istogut – Mokna

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në aksin rrugor Livadhet e Istogut – Mokna po vazhdojnë sipas planit, ndërsa ka theksuar se investimi i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës në këtë projekt arrin në mbi 3.6 milionë euro.

Përmes një postimi, Basha ka njoftuar se projekti financohet tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Istogut.

“Bukuritë natyrore të Istogut po pasurohen me infrastrukturë moderne.  Punimet në aksin rrugor Livadhet e Istogut – Mokna po vazhdojnë sipas planit. Ky projekt financohet tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Istogut.”, ka shkruar Basha.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht po zhvillohen punimet në fazën e dytë të projektit.

“Aktualisht po zhvillohen punimet në fazën e dytë të projektit, me gjatësi prej 11.9 kilometrash dhe vlerë të kontratës bazë prej 2,844,411.83 euro.”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, së bashku me fazën e parë, e cila tashmë ka përfunduar, investimi i Ministrisë në këtë aks rrugor kap vlerën prej mbi 3.6 milionë euro.

“Së bashku me fazën e parë, e cila është përfunduar më herët, investimi i Ministrisë në këtë aks rrugor arrin në mbi 3.6 milionë euro, duke mundësuar asfaltimin e 19.1 kilometrave rrugë.”, ka theksuar ai.

Basha ka vlerësuar se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe zhvillimin e potencialit turistik të zonës.

“Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të lehtësojë qasjen në një nga zonat me potencial të madh turistik të Istogut dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe vizitorët.”, është shprehur ministri në detyrë.

Në fund, ai ka theksuar se Ministria do të vazhdojë me investime në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin.

“Vazhdojmë me investime konkrete që modernizojnë infrastrukturën rrugore dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve në çdo komunë të Republikës së Kosovës.”, ka përfunduar Basha.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=312&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1362208062465172%2F&show_text=true&width=560&t=0

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit