Kryesia e LDK-së sot në takim me kryetarët e degëve, në fokus kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot një mbledhje të përbashkët të Kryesisë së partisë me kryetarët e degëve, duke filluar nga ora 15:00.

Në takim pritet të diskutohet situata aktuale brenda partisë, ku disa degë dhe figura të larta të LDK-së kanë dalë publikisht duke kërkuar përgjegjësi politike nga udhëheqja, madje edhe dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.


Pakënaqësitë janë shtuar pas rezultatit të dobët zgjedhor dhe mënyrën e drejtimit të partisë, ndërsa brenda LDK-së po kërkohet përcaktimi i përgjegjësive politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit