Haxhiu: Kurti u rrit duke shkaktuar kriza

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të pranojë gjashtë propozimet e AAK-së për formimin e institucioneve.

Sipas saj, AAK-ja nuk kërkon përfshirje në institucione, por dalje nga kriza politike dhe ekonomike.


Deputetja Haxhiu tha se Albin Kurti dhe LVV-ja janë rritur politikisht duke shkaktuar kriza dhe, siç thotë ajo, po vazhdojnë me të njëjtën qasje edhe tani kur LVV-ja si parti fituese, do të duhej të niste bisedimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk jam duke parë ndonjë hap konkret. Nuk është në interes të vendit të shkojmë prapë në zgjedhje. Megjithatë, zoti Kurti, fatkeqësisht është rritur si subjekt politik në kriza dhe po frikësohem se prapë po dëshiron të shkojë në atë drejtim. Liderët duhet të ulen në mënyrë që të kemi një marrëveshje paraprake, përfshirë edhe emrin e presidentit të ri, sepse nuk është praktikë që vendi të udhëhiqet vetëm nga një subjekt politik.”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit