Dyshohet se një e re nga Kosova humbi jetën në një aksident në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Damanek të Malishevës, ku një vajzë e re nga ky fshat dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e fshatit Damanek në Facebook.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa mungojnë edhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje tragjike.


Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se familja do të njoftojë më vonë për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit