Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Kanun Veseli i cili bërë të ditur se rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu” ka ndodhur një përleshje ku është përdorur arma e zjarrit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”, tha ai.
Sipas policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.








