Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.
Shkak i kësaj tragjedie dyshohet se ka qenë kontakti me rrymën elektrike.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit dhe zyrtari i AAK-së, Hajdar Sutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj








