🔴 Pas 24 viteve, provat e siguruara nga vendi i ngjarjes, të cilat ishin fshehur për gjithë këto vite, tregojnë se vrasësi kishte gjatësi nga 170 deri 175 cm, ndërsa personi i dytë që kishte shtënë 4 herë, por jo në viktima, ishte nga 170 deri 180 cm.
Sipas pretendimeve, urdhri kishte qenë i fuqishëm dhe ishin dënuar 3 persona, kinse me pagesë nga Skender Halilaj, vetëm për t’u mbuluar kryesit e vërtetë.
U keqpërdor dëshmitari Blerim Kiqina për t’u habitur opinioni, por me atë dëshmi, sipas këtyre pretendimeve, ishte dashur të arrestoheshin mbi 18 persona. Në fund, gjykata e liroi edhe të akuzuarin kryesor, ndërsa mbetën vetëm 4 persona, për t’u mbuluar vrasësit e vërtetë.
Provat që kishin rezultuar negative janë fshehur vetëm për t’i mbuluar vrasësit e vërtetë. Tashmë, pas 24 viteve, ato prova janë siguruar dhe tregojnë se kishin rezultuar negative.
Raportet ndërkombëtare tregojnë se familja Hajra u vra për shkak të aksioneve gjatë luftës, pasi Hamz Hajra kishte nisur bashkëpunimin me Tribunalin. Sipas këtyre pretendimeve, me këtë rast nuk kanë të bëjnë vëllezërit Ramadani, por kishte pasur urdhër që rasti të lidhej me emrat e tyre, duke i nxjerrë nga një ditëlindje ku ndodheshin mbi 15 persona.
Gjatësia e Burimit, sipas pretendimeve, u kishte dalë hetuesve edhe më e lartë se ajo në pasaportë, por për t’u fshehur krimi, u fshehën provat dhe u manipulua opinioni me dëshminë e Blerim Kiqinës. Të gjithë dëshmitarët, vetë Blerimi dhe familjarët e familjes Hajra kishin deklaruar se Blerimi ndodhej në dasmë dhe jo në vendin e vrasjes, ashtu siç ishte mësuar nga Syleviq.
Pretendohet se Syleviq kishte urdhër direkt nga vrasësit për ta mbuluar krimin me të pafajshëm. Së shpejti pritet të publikohet edhe një dëshmi tjetër që, sipas pretendimeve, lidh Syleviqin, dëshminë e Blerimit dhe vrasësit e vërtetë të familjes Hajra.
Më poshtë janë të dhënat e gjatësisë së Burimit pas arrestimit të tij, ku sipas provave të siguruara së fundmi, rezulton se ekziston dallim i madh mes gjatësisë së tij dhe asaj të vrasësve të vërtetë.








