Tragjedi në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo po përjeton një tragjedi të rëndë familjare, pasi gruaja e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre janë gjetur të pajetë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmetet në Venezuelë.

Sipas raportimeve, pas 74 orësh kërkime intensive, ekipet e shpëtimit lokalizuan trupat e viktimave, duke shuar shpresat se ata mund të kishin mbijetuar.

Lajmin fillimisht e bëri të ditur miku i familjes dhe futbollisti Edson Tortolero, ndërsa më vonë u konfirmua edhe nga klubi i Trejos, Marítimo de La Guaira.

Në një reagim zyrtar, klubi shprehu ngushëllimet për futbollistin dhe familjen e tij, duke kërkuar respekt për privatësinë e tyre në këtë periudhë të rëndë zie.

Lucas Trejo, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit grek Atromitos, po merr mbështetje nga komuniteti sportiv pas humbjes së rëndë familjare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit