Sporti i Kosovës është në zi.
Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë trajneri i njohur i basketbollit, Naser Oskacaku, duke lënë pas një kontribut të çmuar në basketbollin e Kosovës.
Lajmi ka pikëlluar komunitetin sportiv, në Kosovë veçanërisht qytetin e Prizrenit, ku ai ishte një figurë e respektuar.
Naser Oskacaku, ish basketbollistet Anduena Rifati e Elinda Musliu
Oskacaku gjatë karrierës së tij drejtoi me sukses ekipin e KB Bashkimin, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e klubit dhe të basketbollit në vend.
Emri i tij mbetet i lidhur me përkushtimin, profesionalizmin dhe punën me shumë gjenerata basketbollistësh.
Ndarja nga jeta e Naser Oskacakut përbën një humbje të madhe për sportin e Kosovës.
“Si basketbolliste e kam kuptuar sa e rëndësishme është të kesh pranë një trajner që të udhëheq jo vetëm në fushë por edhe në jetë.
Dr. Naser Oskacaku ishte pikërisht i tillë.
Një trajner i madh me zemër të madhe që la gjurmë te çdo sportist që pati fatin ta njohë. Si mjek ishte po aq i jashtëzakonshëm gjithmonë në shërbim të njerëzve me përkushtim e humanizëm.
Trashëgimia e tij në basketboll dhe në jetët e shumë njerëzve do të mbetet e paharruar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të basketbollit.
U prehtë në paqe”, ka shpreh ngushëllime basketbollistja e ish kapitenja e KB Bashkimit, Elinda Musliu.








