Johan Manzambi e habit Xherdan Shaqirin! Ja bën me dije

Ai e ka bërë përsëri.

Futbollisti Johan Manzambi, 20-vjeçar, ka lënë gjurmë edhe në ndeshjen ndaj Kanadasë, duke kontribuar me një asistim dhe një gol.

Paraqitja e tij e shkëlqyer i ka sjellë edhe për herë të dytë trofeun e FIFA-s për lojtarin më të mirë të ndeshjes.

“Nuk është befasi që selektori Murat Yakin tani e ka pranuar hapur formën e jashtëzakonshme të talentit të Freiburgut. Një ditë para përballjes me Kanadanë,


Yakin kishte mbajtur të fshehtë rolin e Manzambit, por pas ndeshjes ai ka folur me superlativa për futbollistin e ri”, ka shkruar mes tw tjera media zvicerane “Blick”.

“Johan ka një formë të pabesueshme prej një viti”, ka thënë Yakin.

Vetë futbollisti ka reaguar edhe ndaj krahasimeve me Xherdan Shaqirin, legjendën e futbollit zviceran.

“Nuk e dija fare këtë. Xherdan Shaqiri është një legjendë zvicerane.

Ta arrij atë dhe të shënoj tri gola në një Kampionat Botëror më bën krenar”, ka thënë Manzambi.

“Nëse është e mundur ta kaloj, atëherë natyrisht shpresoj se mund ta bëj”, tha futbollisti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit