Shqiptari bën bujë në Gjermani, fiton sfidën e madhe në Berlin

Luftëtari shqiptar ka bërë bujë në Gjermani, duke arritur një fitore të rëndësishme ndaj kundërshtarit çek, Jan Stanovsky.

Arijan Topallaj tregoi një paraqitje të fortë në organizimin Oktagon 90, ku arriti të triumfojë në meçin e zhvilluar në Berlin.

Përballja u mbyll në raundin e dytë, ku Topallaj e detyroi kundërshtarin çek të dorëzohej me “submission”, duke treguar kontroll dhe teknikë në oktagon.

I njohur edhe me nofkën “The Albanian Eagle”, ai tashmë numëron 10 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij profesionale.

“Jam krenar për vendin tim” është shprehur ai pas suksesit.

Me këtë fitore, Topallaj konfirmon synimin e tij për të ecur edhe më lart në karrierën e MMA-së dhe për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit