Një stuhi e fortë ka goditur rajonin e Rastatt në Gjermani, duke shkaktuar panik dhe të lënduar gjatë një turneu të madh hendbolli ku ishin të pranishëm rreth 120 ekipe.
Sipas mediave ndërkombëtare, rrufeja ka goditur një fushë sportive që po përdorej gjithashtu si zonë kampingu, duke lënë të lënduar gjithsej nëntë persona, përfshirë tetë të rritur dhe një fëmijë 13-vjeçar.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se një nga të lënduarit ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta dhe po marrin trajtim mjekësor.
Një incident tjetër i ngjashëm është raportuar edhe në Münsingen-Dottingen, ku një person është goditur nga rrufeja gjatë stuhisë, ndërsa moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona përreth.
Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar se kushte të paqëndrueshme atmosferike mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, megjithëse me intensitet më të ulët se stuhia e fundit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura gjatë paralajmërimeve për stuhi dhe rrufe.4








