Dy javë pas zhdukjes, gjendet një trup i pajetë që dyshohet se është i Eglant Koçit

Policia e Shtetit ka gjetur një trup të pajetë në zonën e Cerujës, mes Tiranës dhe Elbasanit, i cili dyshohet se i përket Eglant Koçit, 34-vjeçarit që rezultonte i zhdukur prej dy javësh.

Sipas raportimeve paraprake, trupi është lokalizuar nga dronët e policisë në një humnerë të thellë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale RENEA, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit dhe identifikimin e tij.

Zbulimi vjen në një kohë kur hetimet për fatin e Koçit janë intensifikuar ditët e fundit. Autoritetet kanë bërë të ditur më herët se provat rrethanore dhe shkencore të mbledhura deri tani kanë ngritur dyshime të forta se 34-vjeçari mund të ketë rënë viktimë e një krimi.

Pak ditë më parë, policia njoftoi se kishte gjetur motorin e Koçit, si dhe ambientin ku ai dyshohet se ishte mbajtur peng.

Sipas hetuesve, kamerat e sigurisë tregojnë se Koçi ka hyrë në këtë objekt, ndërsa më pas është parë të largohet vetëm Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.


Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Enea Zyferin, 25-vjeçarin e arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Zyferi, i cili punonte si kamarier në lokalin në pronësi të Shakajt, ka mohuar çdo përfshirje në rast.

Eglant Koçi u zhduk më 4 qershor dhe për herë të fundit u filmua në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motorin e tij. Ai nuk kishte precedentë penalë dhe ishte i punësuar në një biznes mobilierie.

Hetuesit po verifikojnë disa pista hetimore, përfshirë edhe lidhje të mundshme me aktivitetin në tregun e kriptovalutave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit