Dimal Basha përfshihet në debat, i thotë Lushtakut e Ramës: Albini ju mund bashkë kur t’doni, sa herë t’doni

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, është përfshirë në debatin ndërmjet koordinatores së komiteteve të LVV’së, Dejona Mihalit, me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe atë të Prishtinës, Përparim Ramën.

Basha ka pretenduar se gjuha e Lushtakut dhe e Ramës është e njëjtë, duke pretenduar për, siç u shpreh ai, kumbari mes tyre.

“Se di sa po e vëreni, Sami Lushtaku dhe Perparim Rama me t’njejten gjuhë, t’njejtat shpifje! U qartësu situata më në fund. PDK-ja e Sami Lushtakut kumari me Përparimin, dhe tash synim e kanë ta kapin LDK-në përmes tij”, deklaroi Basha.

Basha në fund ka lavdëruar shefin e tij, Albin Kurtin, duke thënë se i mposht që të dy bashkë.

“Veç dine që rezultatin në fund e keni njejtë, Albini ju mund bashkë kur t’doni, sa herë t’doni”, ka përmbyllur shkrimin Basha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit