Deputeti i zgjedhur i VV’së, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se Kryetari i Prishtinës Përparim Rama nuk ka raporte të mira me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, duke aluduar se janë “prishur për shkak të interesave të nguushta”.
Kërçeli ka thënë se problem mes tyre ka filluar shkaku i Kryeshefit të Termokosit.
“z.Rama nuk ka raporte të mira as me kryetarin e LDK’së. Ju e keni pa z.Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë organizim në fushatë në Prishtinë me liderin e LDK’së dhe nëse këtë raport ata e kanë prishur për shkak të interesave të ngushta, ata duhet të deklarohen dhe t’u tregojnë qytetarëve se cili është ai interes, duhet të tregojnë se çfarë ka ndodhur me Kryeshefin e Termokosit që është përjashtuar nga LDK dhe mendoj që aty ka filluar problem i tyre”, ka deklaruar Kërçeli.
Tutje, ai ka thënë se VV nuk mund ta bëj Ramën Kryetar të LDK’së.
“Rama duhet ta dijë se ne nuk mund ta zgjedhim Kryetar të LDK’së. Nëse ai e ka këtë ambicie ai është mirë t’ia tregojë këtë subjektit të tij”, ka deklaruar Kërçeli.








