Basha-Ramës: Politizimet me vdekjet në rrugë, janë të papranueshme

Ministri Dimal Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në autostradë, duke i cilësuar ato si shpifje dhe përpjekje për politizim të një ngjarjeje të rëndë.

Basha tha se nuk ka pasur përplasje mes tij dhe Ramës, por dy shpifje të njëpasnjëshme nga ana e kryetarit të komunës.


“S’kemi pas përplasje, ka pas shpifje nga kryetari Rama, dy shpifje radhazi. E para, aksidentit ka dashur me ia mvesh dheun në autostradë, aty ka qenë rruga e pastruar dhe kjo nuk ka ardhur si pasojë e dheut. Aty rruga ka qenë e pastruar, s’ka ardh si pasojë e dheut kjo është shpifja e parë. Dhe shpifja e dytë e tij, e kryetarit Rama është dicka që është e papranueseshme, kur mundohet me politizu me tragjedi në rrugë. Kjo është e papranueshme. Duhet ta lëmë të ndjerin dhe familjen e tij të qetë, sepse kjo s’ka qenë si pasoë e dheut në autostradë. Politizimet me vdekjet në rrugë janë të papranueshme. Këtë e bënë kryetari Rama. Është e paskrupullt, por nuk është që pres më mirë prej ti”, tha Basha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit