Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3”, çmimi i madh 129 mijë euro

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP 3”.

Ajo ka arritur të sigurojë fitoren në finalen e madhe të spektaklit, duke marrë çmimin kryesor prej 129 mijë eurosh.

Ahmeti, një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, ka spikatur gjatë gjithë garës me qëndrimin dhe performancën e saj brenda fermës, duke fituar edhe mbështetjen e publikut në disa raste.

Finalja e spektaklit u zhvillua mbrëmë ku u shpall edhe fituesja e sezonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit