Numërohen 80 nga 223 kuti të votave të diasporës, KQZ përditëson rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave nga diaspora po vazhdon, ku deri më tani janë përditësuar të dhënat për 80 nga gjithsej 223 kuti, apo 35.87 për qind e tyre.

Sipas KQZ-së, pakot me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit tashmë janë sistemuar në 223 kuti, pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Ndërkohë, një ditë më parë është përmbyllur edhe vlerësimi i 85,790 pakove me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981.


KQZ bën të ditur se procesi i numërimit dhe përditësimit të rezultateve po vazhdon në mënyrë të rregullt në platformën zyrtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit