Humb jetën në një aksident në Zvicër djali i Heroit të Kombit Jashar Salihu

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen Salihu nga Botusha e Gjakovës, pasi Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit Jashar Salihu, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarë dhe të afërm përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të tij.

Sipas njoftimit të publikuar, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zvicër, ku Blerim Salihu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu”, thuhet në njoftimin mortor.


Familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për nënën Nerxhivane, bashkëshorten Albana, vëllezërit Taulant dhe Dardan, si dhe për gjithë familjen Salihu.

Vdekja e Blerim Salihut ka shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit dhe komuniteti nga i cili ai vinte, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura detaje të tjera rreth ceremonisë së varrimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit