KQZ publikon përditësimin: Ja se cila parti prin nga votat e numëruara me postë deri tani

Numërimi i fletëvotimeve të mbërritura përmes postës është ende në zhvillim, ndërsa rezultatet paraprake vazhdojnë të favorizojnë dukshëm Lëvizjen Vetëvendosje.

Bazuar në përditësimin më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë procesuar 80 kuti me vota nga diaspora. Nga këto, Vetëvendosje ka grumbulluar 20.693 vota, që përfaqësojnë 69.67 për qind të totalit të votave të numëruara deri në këtë fazë.

Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 4.506 vota ose 15.17 për qind. Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 2.369 vota, që përbëjnë 7.98 për qind të rezultatit aktual.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban pozitën e katërt me 1.585 vota, ekuivalente me 5.34 për qind.


Procesi i numërimit të votave të ardhura me postë pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet zyrtare dhe përfundimtare do të bëhen publike nga KQZ-ja pasi të përfundojnë të gjitha procedurat e verifikimit dhe numërimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit