Të hënën do të zhvillohet ceremonia e varrimit për 27-vjeçarin Albian Osmanaj, i cili humbi jetën tragjikisht pas një incidenti të rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të mbahet më 15 qershor 2026, pas faljes së namazit të Ikindisë, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Kobaj.
Rasti ndodhi të dielën rreth orës 11:50, kur, sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, një konflikt mes familjarëve ka eskaluar në përleshje.
Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, 27-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.
Lidhur me rastin, policia ka ndaluar disa persona të dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.








