Një qytetar është ankuar se ka paguar 19.99 euro për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror në aplikacionin e Vala TV, mirëpo deri më tani ky aplikacion ka qenë i paqaashëm për të.
Në një bisedë për Paparacin, përdoruesi në kushte anonimiteti ka thënë se nuk e ka parë asnjë ndeshje në televizorin e tij të mençur dhe se aplikacioni mbetet i bllokuar edhe në telefon.
“Asnjëherë nuk ka funksionuar”, ka thënë ky qytetar që shtuar se nuk i janë përgjigjur as në telefon ani pse e kanë sugjeruar në Facebook që të thërriste.
“Për këtë çështje do të bëjë ankesë edhe në ARKEP”, ka thënë përdoruesi për Paparacin, i cili ka dërguar edhe fotografi duke konfirmuar se aplikacioni ka qenë i paqasshëm.
Vendimi për mënyrën e transmetimit të Kampionatit Botëror 2026 në Kosovë ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, pasi një pjesë e madhe e ndeshjeve do të jenë të qasshme përmes platformës TV Vala, ku për paketën e plotë kërkohet pagesë prej 19.99 eurosh.
Polemikat lidhen me faktin se Radio Televizioni i Kosovës financohet nga paratë publike, ndërsa qytetarët po kërkojnë sqarime se pse një ngjarje sportive me interes të gjerë nuk po u ofrohet në mënyrë të plotë përmes televizionit publik.
Sipas njoftimeve për marrëveshjen, RTK dhe Telekomi i Kosovës kanë bashkëpunuar për sigurimin e të drejtave të transmetimit të Kampionatit Botëror 2026, ndërsa TV Vala ka krijuar pakon e dedikuar për ndjekjen e të gjitha 104 ndeshjeve.
Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi në rrjete sociale, duke thënë se nuk është e drejtë që një event që tradicionalisht ndiqet nga familje të tëra të bëhet i kushtueshëm.
Një nga reagimet e shpërndara në rrjete sociale thuhet:
“Televizioni publik që paguhet prej taksave tona, për shkak të keqmenaxhimit të financave që i kanë bërë, me pësu na qytetarët? Edhe më e keqja është se nuk është fjala për mos transmetim të ndeshjeve, por janë zgjedhur vetëm disa ndeshje.”










