Në emisionin Kojshia Show, ndodhi e papritura mes mysafirëve në studio. Shpend Gashi, një nga organizatorët e protestave në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës, ishte i ftuar së bashku me ish-ushtarin e UÇK-së, Agim Pllashniku, i njohur për qëndrimet e tij pozitive ndaj kryeministrit shqiptar.
Debati mes tyre u ashpërsua gjatë diskutimit për protestat në Shqipëri, duke krijuar tensione të mëdha në studio. Situata eskaloi deri në një tentativë për përplasje fizike, çka detyroi stafin e emisionit të ndërhyjë për të qetësuar gjendjen.
Për më shumë detaje dhe për të parë se çfarë ndodhi, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë.










