Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht në 30 përfaqësi diplomatike, që ka filluar dje pasdite është duke vazhduar.
Deri më tani, bazuar në përditësimet e KQZ-së, janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet.
Pas përfundimit të numërimit të dhënat janë duke u transmetuar në këtë LINK të platformës së rezultateve.
Aktualisht, VV është e para me 83.82%, PDK e dyta me 7.49%, pasuar nga LDK me 5.97%, si dhe e katërta Aleanca me 1.60 për qind.










