Sala Jashari prek me fjalët pas vdekjes së xhaxhait: Ishe njeri i çeliktë e çëndistar i lirisë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari përmes një postimi në Facebook është shprehur e mërzitur për humbjen e xhaxhait të saj, Sahit Jasharit.


Ajo e përshkroi Jasharin si njeri të çeliktë.

“Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Mixhë,

Vështirë të flas.

Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat.

Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun.

Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës.

Sot, më lejo të të nderoj,

të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave.

Ti, qëndistar i lirisë.

I paharrueshëm është kujtimi për ty.

Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë.

Lavdi jetës dhe veprës sate!

Faleminderit për gjithçka mixhë! 💔

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit