Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ftuar partitë politike që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja.
Sipas ShBA-së, partitë duhet t`i japin përparësi stabilitetit dhe progresit.
Në një përgjigje për Kallxo, ambasada ka bërë me dije se ngërçi politik i ka kushtuar Kosovës.
“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e ambasadës.
Sipas ambasadës, qytetarët presin reflektim nga partitë.
“Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit”, ka vlerësuar ambasada amerikane.










