13 komuna përfundojnë numërimin dhe verifikimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 09:00 të së mërkurës, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit (QKN), ndërsa në nivel vendi janë procesuar 1,379 vendvotime nga gjithsej 2,498, apo 55.20 për qind.

Sipas KQZ-së, qendrat ku ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit janë: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon në 25 QKN të tjera, përfshirë: Leposaviq (19/25), Graçanicë (27/33), Kaçanik (34/44), Kamenicë (43/46), Deçan (39/48), Dragash (42/57), Istog (42/60), Fushë Kosovë (31/62), Klinë (44/62), Viti (49/62), Skenderaj (41/71), Malishevë (39/72), Drenas (44/73), Rahovec (54/75), Lipjan (49/83), Suharekë (43/86), Vushtrri (38/89), Mitrovicë e Jugut (60/100), Podujevë (58/103), Gjilan (48/127), Pejë (62/135), Gjakovë (59/144), Ferizaj (76/146), Prizren (77/232) dhe Prishtinë (60/262).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit