Aksion i policisë në Kosovë, ndihmohet nga FBI-ja, këto janë detajet

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, Arian Alija, Spartak Dermaku dhe B.K.

Ata janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale:


Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;
Financim i terrorizmit;
Shpëlarje e parave;
Mashtrim;
Detyrim;

Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;
Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit