Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë deri më tani 654 vota, që përbëjnë 0.25 për qind të votave të numëruara.
Në renditjen e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik, Dardan Molliqaj kryeson me 565 vota me 37,15 për qind të votave të numëruara.
Pas tij renditen Natyra Kuçi me 561 vota, Nol Nushi me 544 vota, Teutë Rrusta me 541 vota, Florin Krasniqi me 539 vota dhe Frashër Krasniqi me 520 vota.
Platforma e KQZ’së tregon se deri në momentin e publikimit të këtyre të dhënave janë numëruar 928 nga 2,498 vendvotime, ose 37.15 për qind e tyre. Numërimi i votave për subjektet politike dhe kandidatët vazhdon.










