Osman Musliu apo Adelina Tërshani? Kush është më i votuar deri më tani në listën e VV-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani, në nivel vendi janë procesuar zyrtarisht 32.79% e vendvotimeve.

Gjatë këtij procesi zgjedhor, dy nga emrat që ngjallën më së shumti debate dhe u përfolën gjatë në opinionin publik brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ishin hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, dhe aktivistja për të drejtat e grave, Adelina Tërshani.

Nga të dhënat e para të numëruara për këtë pjesë të kutive, hoxhë Osman Musliu po prin bindshëm në vota ndaj aktivistes Tërshani.

Deri më tani, rezultatet e tyre janë si vijon: Osman Musliu ka arritur të sigurojë 8 mijë e 40 vota ndërsa Adelina Tërshani ka marrë 3 mijë e 469 vota.

Procesi i numërimit të kutive të mbetura po vazhdon në QNR, andaj këto shifra për të dy kandidatët pritet të ndryshojnë deri në përmbylljen e plotë të rezultateve preliminare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit