Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar. Deri më tani, në shkallë vendi janë procesuar zyrtarisht 774 nga 2,498 vendvotime, apo saktësisht 30.98% e votave totale.
Nga të dhënat e përditësuara për Lëvizjen Vetëvendosje, lista udhëhiqet bindshëm nga Albin Kurti, i cili tashmë ka kaluar pragun e 71 mijë votave, i ndjekur nga Glauk Konjufca.
Kjo është renditja e 10 kandidatëve më të votuar të VV-së deri më tani:
Albin Kurti – 71,417 vota
Glauk Konjufca – 56,095 vota
Albulena Haxhiu – 32,314 vota
Hekuran Murati – 28,339 vota
Donika Gervalla-Schwarz – 26,063 vota
Xhelal Sveçla – 20,964 vota
Avni Dehari – 19,105 vota
Mimoza Kusari-Lila – 18,013 vota
Hajrulla Çeku – 17,983 vota
Ejup Maqedonci – 15,808 vota
Meqenëse kanë mbetur pa u numëruar edhe rreth 70% e vendvotimeve në nivel kombëtar, këto shifra pritet të rriten dhe të ndryshojnë në vazhdimësi.










