Kush janë 5 më të votuarit e VV-së në Vushtrri deri më tani?

Në komunën e Vushtrrisë po vazhdon numërimi i votave nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Deri më tani janë numëruar 9 nga 89 vendvotime (apo 10.11% e votave totale në këtë komunë), dhe tashmë kanë dalë rezultatet e para për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në bazë të këtyre të dhënave preliminare, pesëshja më e votuar e VV-së në Vushtrri kryesohet nga Albin Kurti, i ndjekur nga Glauk Konjufca.

Renditja dhe votat e 5 kandidatëve më të votuar të VV-së në Vushtrri: Albin Kurti, 1 mijë e 544 vota, Glauk Konjufca 1 mijë 286 vota, Albulena Haxhiu 819 vota, Hekuran Murati, 684 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz, 618 vota.

Procesi i numërimit të kutive të mbetura po vazhdon, andaj këto rezultate pritet të ndryshojnë në orët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit