Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon me intensitet të lartë numërimi i votave për kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të fundit.
Deri më tani, kur janë procesuar mbi 20 për qind e votave në nivel vendi, kanë filluar të zbardhen edhe rezultatet e para për kandidatët e subjekteve politike.
Nga të dhënat e para të numëruara për këtë pjesë të votave, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, ka arritur të sigurojë 1 mijë e 201 vota.
Numërimi i fletëvotimeve po vazhdon ende dhe ky rezultat pritet të ndryshojë me procesimin e kutive të mbetura nga komunat e Kosovës.








