Numërohen 20% të votave: Këta janë shtatë deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj u tërhoq

Ardian Gjini dhe Ramush Haradinaj prijnë me vota në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas numërimit të afër 20% të votave, Ardian Gjini ka grumbulluar 7,650 vota.


Por, kryetari i ri i AAK-së pritet që të mos e pranojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ai pritet të vazhdojë mandatin si kryetar i Komunës së Gjakovës.

Edhe Daut Haradinaj, i cili ndodhet i treti më i votuar në listë, njoftoi tërheqjen nga pranimi i mandatit të deputetit.


Kësisoj, nga rezultatet aktuale – pas numërimit të 19,74% – shtatë deputetët që pritet të formojnë grupin parlamentar të AAK-së janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.

Dy deputetet gra, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu i sigurojnë mandatet e tyre në bazë të kuotës gjinore, e cila përcakton përbërjen e deputetëve të një subjekti politik mbi kuotën gjinore prej 30% gra.


Kandidatët më të votuar të AAK-së:

ARDIAN GJINI 7,650 Vota
RAMUSH HARADINAJ 7,019 Vota

DAUT HARADINAJ 5,375 Vota

BESNIK TAHIRI 4,584 Vota

BEKË BERISHA 3,572 Vota

BURIM RAMADANI 3,557 Vota

TIME KADRIJAJ 3,376 Vota

AGIM ÇEKU 2,868 Vota

ARBER TOLAJ 2,819 Vota

ALBANA BYTYQI 1,863 Vota

TEUTA HAXHIU 1,654 Vota

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit