Adriana Matoshi del kundër Vjosa Osmanit: Nëse bëhem deputete, s’të votoj

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Adriana Matoshi, ka dalë hapur kundër ambicieve të Vjosa Osmanit për t’u bërë sërish presidente e vendit.


Përmes një reagimi tejet ironizues në profilin e saj, Matoshi ka paralajmëruar publikisht se vota e saj do të jetë kundër Osmanit nëse arrin të sigurojë ulësen në Kuvend.

Aktorja dhe politikanja e VV-së ka goditur pretendimet e Osmanit, duke i kujtuar asaj rezultatin e dobët në kutitë e votimit.


“Këqyre pash një Zot, del e treta, humb me temel, edhe hala pa u kryer numërimet paska dalë duke na thënë që duhet patjetër unë Presidente. Qyqja, unë po në zor kokshe. Meqenëse je kaq në zor, po e bëj publike: Nëse bëhem deputete, unë publikisht deklaroj që NUK të votoj ty presidente. A e ke më të lehtë tash?”, ka shkruar Matoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit