Përparim Rama: Në Prishtinë po ngritet Memoriali Përkujtimor Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se janë shpallur projektet fituese për Memorialin Përkujtimor “Adem Jashari.”

Rama njoftoi se në “Memoriali “Zani i Lirisë”, është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë”.

Ai tha se u frymëzua nga fjalët e Adem Jasharit.

“Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë.”, ky memorial e shndërron zërin e tij në një simbol të përjetshëm të lirisë, që do të jehojë në kohë dhe në hapësirë. Sepse ka zëra që nuk shuhen kurrë. Ata jetojnë në kujtesën e një kombi dhe në zemrën e një shteti të lirë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit