Prishtina braktisi ringun e Beogradit, kulmi ishte te Afrim Majanci! Lah Nimani nuk duroi

Kah fundi i vitit 1985 ishin sinjalet e qarta se Jugosllavia artificiale si shtet së shpejti do shembej, ashtu edhe ndodhi në verën e vitit 1991!

Klubi i boksit Prishtina, ishte bërë i padurueshëm për serbët dhe ish jugosllavët për shkak të dominimit kudo që shkonin në ringjet ish jugosllave.

Shqiptarët tregonin zemër të madhe, nuk kishte fare rëndësi ishin në Beograd, Smederevë, Rijekë, Pulë, Lloznicë, Sarajevë, Podgoricë etj.

Prishtina me trajnerin e madh Lah Nimani dhe ndihmësin e tij, Sefedin Braha, ishin fuqi e madhe për këdo që u dilni para.

Më 15 dhjetor të vitit 1985, meçi në Beograd mes Radniçkit të Beogradit dhe kampionit në fuqi Prishtinës, u ndërpre, për arsye së gjyqtarët e dëmtuan rëndë Prishtinën.

Kulmi u arrit të boksieri Afrim Majanci, trajneri Lah Nimani nuk kishte nerva t’i duronte hilet e gjyqtarëve dhe qarqet ish jugosllave, tërhoqi klubin nga ringu.

“Edhe një turp i paskrupull i referëve.

Edhe një padrejtësi ndaj ekipit Prishtinës, edhe një dëshmi se ata që ndajnë drejtësinë, po veprojnë kundër etikës dhe sportit humanitar.

Edhe njëherë u bindëm se referët po e përcaktojnë fituesin pa marrë parasysh se cili është më i mirë.

Edhe një sinjalizim serioz se në boksin tonë po mbretëron anarkia, padrejtësia dhe simpatia ndaj dikujt dhe zhvleftësimi i vlerave të tjetrit.

Mu kështu ngjau në ringun e Beogradit dhe përkundër përpjekjeve që të jemi gjakftohtë e mos të shprehim mllefin ndaj referëve, të cilët me siguri askush nuk do t’i përkrahte, për hir të së vërtetës u përpoqëm mos ta themi atë që e meritonin referët Dragin, Filipoviq e Golubiq”, kishte shkruar gazetari Fehmi Sejdiu me 16 dhjetor të vitit 1985 për sportin e “Rilindjes”.

“Në kategorinë bantam në çdo pikëpamje, Mexhit Ramadani ishte më i suksesshëm dhe më i mirë se Mërgim Shala, prandaj pa marrë parasysh se boksieri beogradas nuk shkëlqeu dhe nuk demonstroi boks të pëlqyeshëm fitorja e tij është e meritueshme.

Në kategorinë pendël u demonstrua luftë e madhe bravoroze e pakompromis. Vuçiq Dobrashinoviq dhe Hilmi Hyseni ishin të barabartë, në rundin e dytë Hyseni në një moment, pas një kundërveprimi të shpejtë me kroshe të djathtë e goditi aq furishëm ish-anëtarin e reprezentacionit shtetëror, Vuçiq Dobrashinoviqin sa referi në ring pa u hamendur i numëroi boksierit vendas për të ardhur në vete. Ishte ky rund i mrekullueshëm i të dy aktorëve, por gjithsesi Hyseni ishte më i mirë.

Në rundin e tretë përsëri luftë e madhe barabartë ku njëri-tjetrit i “dhuruan” goditje të forta.

Përkundër faktit se Hyseni në rundin e parë ishte më i suksesshëm, vendim unanim i referëve për fitoren e boksierit beogradas.

Turpi më i madh ngjau në kategorinë e lehtë Jakupi – Majanci. Si edhe në dy meçet e mëparshme në “Gongun e artë” të Shkupit dhe në meçin e kampionëve në Zajeçar, edhe në Beograd në të tri rundet Majanci ishte më i mirë se Jakupi.

Ky është mendimi i shumë ekspertëve të boksit, që ishin të pranishëm. Por prapë regjia e referëve e bëri të veten. Edhe kësaj radhe ata ishin unanim. Dihet, vota e tyre ishte për boksierin beogradas!

Uji vloi, arriti në shkallën më të lartë dhe përkundër vërejtjeve të mëparshme për padrejtësitë që ua shkaktuan boksierëve prishtinas, trajneri Lah Nimani u turr deri te delegati i ekipit të tij, Radomir Gjorgjeviqi mori pëlqimin e udhëheqësit të rrugës Riza Fazliut dhe të kryetarit të klubit Shkëlzen Rizaj dhe tërhoqi ekipin në shenjë revolte dhe sinjalizimi ndaj padrejtësisë së referëve. Shikuar objektivisht në kohën, kur u ndërpre ndeshja rezultati është dashur të jetë 5:3 në të mirë të Prishtinës e jo 7:1 për Radniçkin (sipas referëve)”, shkroi Sejdiu..

Pas ndërprerjes së meçit, trajneri Lah Nimani kishte deklaruar: “Kjo nuk është hera e parë që u dëmtuam në mënyrë drastike. Më vjen keq për publikun dhe boksierët e Radniçkit, sepse ky hap nuk ishte i drejtuar kundër tyre, por dëshiruam të tërheqim vëmendjen për gjendjen e padurueshme në Organizatën e Boksit. U kërkojmë falje të gjithë miqve të boksit në kryeqytet, por nuk kemi mundur të veprojmë ndryshe”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit