Kjo është gruaja që humbi jetën pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një grua e moshuar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të gjashtë të një ndërtese banimi.

Viktima është Nexhmije Rrahmani, nga komuna e Dragashit.

Sipas informacioneve të siguruara, rasti është raportuar më 6 qershor 2026, rreth orës 11:40, në rrugën “Abedin Sogojeva”. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Bresje.

Pas ekzaminimit fillestar, personeli mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë Prokurori i Krimeve të Rënda, njësitë e Hetimeve Rajonale, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe ekipet e Forenzikës nga Prishtina, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Rrethanat që çuan deri te rënia fatale e gruas ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit